3 drejtorë burgjesh të Fierit, Tiranës dhe Rrogozhinës do të kallëzojnë penalisht Ministrin teknik të Drejtësisë, të zgjedhurin e PD-së, Gazmend Bardhi.
Vendimi ka ardhur përmes një letre që Etnor Krakulli (IEVP Fier), Fatjon Fanaj (IEVP Jordan Misja në Tiranë) dhe Ahmet Bala (IEVP Rrogozhinë) kanë shpërndarë për median.
Sipas tre drejtorëve të burgut ata janë habitur nga vendimi i Ministrti Bardhi për shkarkimin e tyre, pasi atë ditë (E shtunë) ata janë thirru nga vetë Ministri në mbledhje dhe pas përfundimit, lajmin për largimin e kanë parë në media.
3 drejtuesit e burgjeve besojnë se një veprim i tillë nuk është bërë pa qëllim, pasi sipas tyre në postet e tyre nuk ka asnjë zëvendësues dhe se vendimi është kryer në shkelje ligjore dhe proceduriale.
LETRA:
Me ane te kesaj deklarate, duam te denoncojme aktin e paligjshem dhe te paprecedent te shkarkimit tone.
Diten e shtune, ne daten 3 qershor 2017 u njoftuam per te marre pjese ne nje mbledhje te zhvilluar me te gjithe Drejtoret e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise. Por pas perfundimit te kesaj mbledhje, u cuditem kur pame vetem ne media, lajmin per largimin tone nga detyra me motivacionin e perfshirjes sone ne ne fushaten elektorale.
Ky motivacion eshte i pabaze, i genjeshtert, i pafaktuar dhe tendencioz. Per me teper ne keto momente eshte shoqeruar dhe me akte te tjera antiligjore proceduriale, per te cilat ne do te vijojme ndjekjen ne rruge ligjore.
Eshte shqetesuese qe nje vendim i tille merret ne kete situate, kur institucionet te tilla qe ne drejtojme ndodhen aktualisht pa drejtues, cka te ben te mendosh se ky veprim nuk eshte i rastesishem dhe pas tij ndoshta fshihet nje qellim edhe me i erret. S
hkarkimi yne ndodh pikerisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqperdorimin e IEVP-ve nga partite politike, duke rrezikuar me kete akt dhe sigurine kombetare.
Ne do te vazhdojme te ndjekim rrugen ligjore per te vene ne vend dinjitetin tone, duke kallezuar penalisht Ministrin e Drejtesise dhe Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve.
Etnor Krakulli IEVP Fier,
Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tirane dhe Ahmet Bala IEVP Rrogozhine
Kujtojme se Ministri Gazmend Bardhi largoi te shtunen e kaluar 8 zyrtare te larte, me motivacionin se ata kishin marre pjese ne fushaten elektorale ne menyre te paligjshme