Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshendetur anëtarësimin zyrtar to Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Delawie, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, ka shkruar se, anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën.
“Urime Malit të Zi – anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj në kufirin perëndimor”, ka shkruar Delaëie. (b.an)