Luka Modric e ka pranuar se ka dyshuar në Zinedine Zidane, në strategjinë e tij për të luajtur me 22 lojtarë. Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka lavdëruar trajnerin Zinedine Zidane, për të cilin tha se po bënë punë të jashtëzakonshme.
Por, ai e pranoi se ka dyshuar, kur francezi kishte thënë se do të luante me të gjithë lojtarët.
“Ai ka bërë gjëra të mëdha që prej se ka ardhur. Ai e ka bërë të qartë se ne jemi një skuadër dhe të gjithë duhet të kontribuojnë”, tha fillimisht Modric për gazetën kroate, Sportske Novosti.
“Sinqerisht, kam qenë skeptik në atë që ai do të luante me të gjithë lojtarët, por ai besoi në të gjithë lojtarët”.
Zidane në një vit e gjysmë në Real Madrid, ka fituar dy Liga të Kampionëve, një La Liga, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube, përgatiti ”Express”. (b.an)