Polici8a e Tiranës gjeti sot dy vëllezërit amerikanë adoleshentë të shpallur të zhdukur. Denoncimi për ngjarjen u bë nga nëna e tyre. Pas hetimeve rezultoi se ishte pikërisht dhuna e saj çka çoi në largimin e fëmijëve. Polici8a arrestoi 47-vjeçaren amerikane.
Ngjarja:
Më datë 05.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë arrestuar shtetasen:
– Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë
Kjo shtetas e më datë 31.05.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr 1, duke kallzuar se dy fëmijët e saj të mitur, T. M. B. dhe T. T. B., që nga data 30.05.2017, janë larguar nga banesa.
Shërbimet e Rendit të Komisariatit Nr 1, kanë gjetur duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjik, shtetasit e mitur të sipër përmendur.
Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.
Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal./a.m.