Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse Partia Socialiste nuk del forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, ai do të tërhiqet nga politika. Këtë deklaratë kreu i PS e dha nga Berati, në një intervistë për “Top Story”.
“Nëse LSI del forcë e parë unë tërhiqem, nuk do jem më në politikë. Fatet e vendit i mbeten në dorë Petritit pastaj”, tha kryeministri.
Ndërkaq, Rama ka folur për pritshmëritë e PS për zgjedhjet e 25 qershorit, paktin me PD dhe marrëdhënien me ish-partnerin e tij të koalicionit, Ilir Meta./a.m.