Massimiliano Allegri ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij, edhe pse në publik ka konfirmuar qëndrimin në bankinën e Juventusit.
Sipas asaj që publikohet në median italiane, pritet që tekniku livornez të nisë bisedimet me drejtuesit e “Zonjës së vjetër” për kontratën e re.
Por ai po monitorohet nga Paris Saint Germain.
Francezët janë gati t’i garantojnë Allegrit një kontratë me pagë 10 milionë euro në sezon, kur pretendimet e italianit ndaj Juventusit janë për një pagë prej 8 milionë eurosh.
Por, Allegri i kërkon “Zonjës së Vjetër” edhe garanci të tjera, që kanë të bëjnë me aspektin teknik.
Synimi është ndërhyrja në afatin kalimtar për të blerë 3-4 futbollistë cilësorë, për të arritur te triumfi në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Italisë e shohin si domosdoshmëri ardhjen e një qendërmbrojtësi, duke parë edhe moshën e Barzaglit e Chiellinit.
Në këtë pikë, Allegri do të kërkojë Marquinhos, gjithnjë nëse ai do të largohet nga Torino.
Ndeshja me Real Madridit tregoi se edhe mesfusha duhet të përforcohet me të paktën dy elementë të rinj, ku Matic dhe Schick janë ata që po përmenden më shumë, ndërkohë që ëndrra e bardhezinjve është Di Maria.
Por Juventusi rrezikon të humbasë edhe Leonardo Bonuccin, një prej futbollistëve më të rëndësishëm të tij.
Vitin e kaluar, Bonucci kishte shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient, diçka që mund të ndodhë gjatë kësaj vere. Skuadrat e interesuara për të janë kryesisht nga Ligën Premier, si Chelsea e Manchester City.
Nëse ndonjëra prej tyre do të bëjë ndonjë ofertë të rëndësishme, atëherë italiani nuk do të ngurrojë që ta pranojë atë./a.m.