Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Divjakës, ku një 25 vjeçar me inicialet A.Ç është përplasur me një zetor, duke dëmtuar rëndë shoferin e traktorit.
I riu po drejtonte mjetin e tij të tipit Fiat kur është përplasur me zetorin, i cili drejtohej nga 60 vjeçari me inicialet F.B.
Aktualisht 25 vjeçari ndodhet në komisariat, ndërsa 60 vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja:
Në datën 05.06.2017, ora 15:53, në qytetin e Divjakës, shtetasi A.Ç, 25 vjeç, banues në fshatin Mëlçias, Divjakë duke drejtuar mjetit tip FIAT , me targa AA 486 MI është përplasur me një zetor që drejtohej nga shtetasi F.B, 60 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnjë.
Shtetasi F.B ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin Lushnjë në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit tip Fiat, shtetasi A.Ç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./a.m.