Kryeministri publikoi një spot ku ai shfaqej në rolin e policit rrugor duke ndëshkuar me gjobë një shkelës të rregullave. Kjo sollireagimi e një qytetareje në llogarinë e Ramës në facebook. Ajo shkruante se “Rama ka shkelur ligjin duke përdorur mjetin e policisë”.
Por kryeministri i ka kthyer një përgjigje me të njëjtën monedhë qytetares që e quan ‘karagjoz’
Komenti i qytetares: Nje rast i paster i shkeljes se ligjit per perfshirjen e punonjesve dhe mjeteve te administrates publike ne fushate elektorale. Makinat e policise jane blere, funksionojne dhe mirembahen me taksat tona dhe sduhet kurrsesi te perdoren per propaganda elektorale. Nje tjeter shkelje eshte perdorimi i mjeteve te forcave te armatosura dhe shenjave e sinjaleve dalluese nga nje civil. Por nuk zhgenjen kurre kryeministri jone ne nje dicka te vetme, ne mos respektimin e ligjit. Edvin, ske mend ti per kryeminister, as per polic. Ti je per karagjoz ne tavolina nen efekt alkoli!
Rama: Hahahahaha sa e lodhur, po kush te tha ty qe eshte marre nga policia makina ah ah ah…
/a.m.