Për vitin 2017, Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike globale mes të cilave edhe Shqipëria, do të forcohet në 2.7 për qind. Përmes raportit mbi perspektivën e ekonomisë globale, të publikuar së fundi në faqen zyrtare të saj, Banka Botërore sa i takon ekonomisë shqiptare, ruan të njëjtat parashikime për vitin 2017 dhe 2018.
Ndërkohë, sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare projektohet të rritet me një normë pranë 3.5% përgjatë vitit aktual, dhe atij të ardhshëm. Më tej, sa i takon Maqedonisë, projeksionet janë rritur me 0.4%, për Serbinë me 0.3%, ndërkohë që për Malin e Zi janë ulur me plot 0.7 pikë përqindje.
Sipas Bankës Botërore, Kosova do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon jo vetëm përgjatë këtij viti, por edhe përgjatë vitit të ardhshëm dhe vitit 2019, pasi projeksionet janë rritur me 0.5 pikë për 2018 dhe 0.8 pikë për 2019-ën.
ma.me