Historitë e dhunës në fmailje janë një fenomen që jo vetëm nuk ndalet, por çdo ditë e më shumë thellohet si problem. Në gjykatat e vendit regjistrohen dhjetëra e qindra raste të reja çdo javë, ndërkohë numri i rasteve që nuk denoncohen fare në organet ligjzbatuese sipas informacioneve ëhstë edhe më i lartë. Edhe pse sensibilizimi është rritur dhe po denoncohen më shumë raste nga viktimat e dhunës, fenomeni është edhe më i rëndë nga sa raportohet nga statistikat e Policisë, Prokurorisë dhe gjykatave të vendit. Në shumë raste, dhunuesit janë persona që rezultojjnë përsëritës të kësaj vepre. Shpesh herë, vendimet e padrejta të sistemit të drejtësisë, apo dënimet e buta, i kanë rikthyer sërish ata në liri duke dhunuar familjarët e tyre. I tillë është edhe rasti i shtetasit L.H. nga Tirana, i cili u dënua me dy vite burg nga gjykata për dhunimin në mënyrë të përsëritur të nënës dhe bashkëshortes së tij. Ky person ishte dënuar edhe 2 herë të tjera për të njëjtën vepër ndërkohë në dëshmitë e dhëna nga të dëmtuarat rezulton se rastet e pa denoncuara janë me dhjetëra. Pas shqyrtimit gjyqësor të çështjes, gjykata caktoi dënimnin e tij me 2 vite burg, nga 5 që kishte kërkuar prokuroria. Ndërkohë, i pandehuri nuk pranoi për asnjë moment të kishte dhunuar gruan dhe nënën e tij, pavarësisht provave të siguruara nga prokuroria dhe dëshmive nga të lënduarat.
Ngjarja
Shtetasi L.H. u dënua për herë të tretë për dhunë ndaj gruas dhe bashkëshortes. Në rasitn e fundit, ai kishte shkuar në banesë i dehur dhe kishte nisur të shante e ofendonte nënën e bashkëshorten. Pasi ato tentuan ta qetësojnë, ai nisi t’ë ushtrojë dhunë pë mëshirë ndaj të dyjave dhe i kërcënonte me jetë. Bashkëshortja e tij sipas eksperitmeve mjeko-ligjore, rezulton me dëmtime në fytyrë nga mjete prerëse. I pandehuri deklaroi para gjykatës se ajo u dëmtua te dera e banesës pasi u përplas aksidentalisht. Por, dëshmia e nënës fundosi shtetasin L.H. i cili ishte treguar i dhunshëm edhe me të. Pavarësisht pretendimeve, provat e siguruara ishin të mjaftueshme për ta dënuar përfundimisht me burg këtë shtetas./JavaNews/a.m.