Në vijim të pocesit gjyqësor për Denis Shtrazën, sot ka dëshmuar e fejuara e Gaz Çollakut, Armanda Th. e cila ka deklaruar para togave te zeza se “nuk e dija që Gazi kishte konflikte me Shtrazën”.
Ajo ka treguar se ditën kur ndodhi ngjarja kishte drekuar në Golem me të fejuarin e saj dhe më pas ishin kthyer në Durrës.
“Pasi erdhëm në Durrës, u ndamë. Më vonë Gazi nuk po më përgjigjej në telefon. Shkova tek lokali dhe aty mora vesh për ngjarjen. Gazi nuk më ka thënë se kishte konflikte me Shtrazën”, tha ajo raporton Panorama.
Sipas te fejuares se tij, Collaku e njihte Denis Shtrazen se e kishte çun lagjeje, por, sipas saj, nuk dinte qe te kishte pasur ndonje konflikt me Collakun.
Denis Shtraza është i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. I mbijetuari i nje atentati ne shkurt te 2013-s, i akuzuar per dy plagosje, shok i Emiliano Shullazit , eshte arrestuar ne muajin Janar per rrembimin dhe vrasjen e Çollakut./a.m.