Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë ‘Forca Rinia’, i cili kërkonte çregjistrimin e PD-së dhe PR-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso pohoi se shkak i refuzimit ishte fakti se ‘Forca Rinia’ nuk ka paraqitur listë kandidatësh.
Ndërkohë, kreu i ‘Forca Rinia’, Dritan Broka në një reagim për mediat pohoi se vendimi i KQZ-së ishte kundra ligjit dhe flagrant.
“Vendimi i KQZ ishte kundra ligjit. Kjo ishte vendim flagrant ndaj morën vendimin që Kolegji Zgjedhor të ndiqte ligjin dhe jo Maliqin. Kemi ankimuar datën e zgjedhjeve si datë antikushtetuese”, tha Broka.
a.ç