Në redaksinë e gazetës Zathur.net ka ardhur një mesazh shqetësues, ku një i ri nga Libofsha e Fierit, denoncon shitblerjen e votës në këtë zonë.
Sipas tij, të rinjtë e LRI kërkojnë kartat e identitetit në shkëmbim të tezave të maturës shtetërore. “Do ua kthejmë pas votimeve thonë”.
Më poshtë mesazhi i të riut E.DH
Doja të denoncoja një rast flagrant të blerjes së kartave të identitetit nga të rinjtë e LRI. Sot më kërkuan mua edhe të rinjve të tjerë që votojmë për herë të parë dhe do na japin tezat e maturës një ditë para provimit. Nëse nuk japim të paktën kartën tone, nuk do na ndihmojnë as në provime. Më parë ata na kanë premtuar që do na ndihmojnë edhe me mungesat në shkollë e me tezat e maturës.
Tani duan kartat që të japin tezat. 2 shokë e 1 shoqja ime i dhanë dhe ata i thanë të sillnin edhe të atyre të shtëpisë, e të jepnin 50 euro për kokë në familje. Mua më kanë marrë tre herë por nuk jam përgjigjur se duan kartën. Po sia dhash, do më ngelin për maturë. Nuk di cfare te bej! Keta të djegin dhe shkollën kot nëse su jep kartën. Kam shumë frikë se sdi cfare te bej. Ju lutem denoncoheni ju këtë rast se kam shumë frikë. Mos e nxirni nr tim ju lutem.
Ky është rasti i fundit për blerjen e votës tek të rinjtë nga LSI e cila është në qendër të akuzave. Shumë akuza të tjera me në qendër këtë objekt politik vijnë edhe nga rrethe të ndryshme por edhe nga të rinjtë në kryeqytet. Këto raste të shumta po bëhen probleme dhe po diskretitojnë zgjedhjet pa ndodhur akoma. /b.d