Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit te Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi. Ajo thotë se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.
“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.
Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës.
Nga ana e tij Majlind Lazimi e cilësoi nul vendimin pasi nuk ka raport të këshillit mbikqyrës të postës. /b.d