Poliçani ka qenë ndalesa e radhës për kryeministrin Edi Rama ndërsa ka kërkuar një mandat të plotë për PS pas 25 Qershorit.
Në fjalën e tij, Rama tha se ditën e zgjedhjeve qytetarët do të marrin një vendim të rëndësishëm për skuadrën që duhet të drejtojë punët e vendit.
“Më 25 Qershor duhet të shkojmë në zgjedhje jo si tifozë partish, por si shqiptarë që duam të gjithë së bashku që vendi të ndahet nga një histori e gjatë dhe e mundimshme e shtetit të copëtuar në republika partish, që në emër të forcave që kanë për shkak të votës ndajnë zyrat e shtetit mes tyre” – tha Rama në Poliçan.
Kreu i PS u shpreh se Drejtësia nuk duhet të jetë më ‘mall’ që shitet dhe blihet.
“Sot në mëngjes dëgjova me trishtim një lajm që maturantëve po u ofrohet kopja e tezave të provimeve në shkëmbim të parave dhe kartave të identitetit të familjarëve të tyre. Dua t’u them se kjo është një mashtrim sepse tezat janë të sekretuara që askush nuk mund t’i nxjerrë në pazarin e votave. Dua t’i them atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruse që jo vetëm ta refuzojnë, por edhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prinderve tuaj për t’u bashkua edhe më të vendosur për Partinë Socialiste” – u shpreh kreu i PS.
Ai tha se i duhet dhënë fund njëherë e mirë se shkollat dhe votat nuk merren me kopje.
/javanews/b.d