Kryetari i PSV ’91 Petro Koçi reagon fort ndaj deklaratave cinike të politikanëve të LSI kundër objektivit të kryeministrit Edi Rama për të marrë shumicën prej mbi 71 mandatesh deputeti në Kuvend.
Koçi nënvizon se LSI nuk ka pse të shqetësohet përderisa dhe vetë ajo ka shpallur si objektiv daljen forcë e parë politike dhe zhvendosjen e PS nga vendi i parë që mban prej vitesh.
“Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama ka shpallur publikisht objektivin elektoral 2017 për një fitore prej 50% plus.
Eshtë një objektiv i vështirë, por i arritshëm e njëkohësisht shumë serioz.
Nuk e kuptoj pse ka reagime kaq cinike nga disa politikanë të LSI sikur ky qenka objektiv i pamoralshëm.
Kur vetë LSI ka shpallur objektivin e daljes forcë e parë në këto zgjedhje. Që do të thotë se kërkon të spostojë PS-në në peshën elektorale.
Pse të kërkosh të fitosh me mbi 50% qenka e papranueshme e të kërkosh që nga forcë e tretë të dalësh e para qënka e pranueshme?”, deklaron Koçi. /b.d