Është përfshirë në pozicionin më preferencial të mundshëm në listën e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës. Bëhet fjalë për Nada Meçorapaj e cila mbante detyrën e nënkryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës në siglën e Partisë Demokratike, raporton Lexo.al. Askush nuk e priste që të ishte e pozicionuar në një vend thuajse të sigurtë për tu bërë deputete e megjithatë ajo po e sfidon edhe me gafa. Gjatë mitingut të hapjes së fushatës elektorale në Vlorë, përveç pjesëmarrjes skandaloze, faktuar me fotot e realizuara nga ajri, Meçorapja ka lënë gafë edhe në fjalim. “Z.Basha, nga sheshi ku paraardhësit tanë ngritën Flamurin e Pavarësisë, iu kërkoj, në emër të vlonjatëve dhe shqiptarëve, që Republika e re të na e kthejë këtë shpresë”, u shpreh Meçorapja ndërsa në fakt nuk ndodhej në Sheshin e Flamurit ku është ngritur flamuri por në sheshin në krah të Universitetit Pavarësia.
Një gafë e tillë është ironizuar nga mediat lokale të cilat e cilësuan të painformuar kandidaten për deputete për gjëra elementare. /Lexo.al