Ryan Giggs, ish legjenda e Manchester Unitedit, beson se Jose Mourinho mund ta transferoj Antoine Griezmann nga Atletico Madrid gjatë kësaj vere.Antoine gjatë kësaj jave i ka mbyllur derën Manchester Unitedit.
Ai ka thënë se do t’i mbetet besnik skuadrës Griezmann së Atletico Madridit.Por, ish legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs ende beson se Jose Mourinho mund ta transferoj francezin gjatë kësaj vere.
“Unë nuk jam aq i sigurt nëse e kemi dëgjuar fundin e kësaj. Mendoj se transferimi i Griezmann në United do të jetë i rrjedhshme gjatë verës, do të ketë shumë zëra”, tha Giggs për Sky Sports.
“United ka nevojë për gola.Ata duhet të sjellin lojtarë të cilët do të shënojnë gola, dhe një golashënues i cili do të shënonte mbi 20 gola”, ka theksuar anglezi.
Reprezentuesi i Francës ka realizuar 83 gola në 160 paraqitje për Atletico Madridin, përgatiti ”Express”. (b.an)