Sot ajo është njëra ndër femrat më të pëlqyera shqiptare, por Luana Vjollca nuk ka qenë gjithmonë e tillë.
Në një foto të disa viteve më parë, moderatorja mezi njihet se është ajo.
Luana ka pësuar një ndryshim të madh nga ajo kohë, kjo falë edhe ndërhyrjeve të shumta kirurgjike që ka bërë në fytyrë.
Moderatorja e cila si duket i ka hyrë seriozisht muzikës, momentalisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me reperin Getoar Selimi, të cilin e sollën disa ditë më parë.