Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha i ka propozuar Artur Mickos, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të Marisa Kaçorit, me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Vendimi i MMSR-së është marrë në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivite elektorale, brenda orarit zyrtar të punës.
Kjo do të thotë se lajmin për shkarkimin tim e kam mësuar nga media. Megjithatë, ministria të më faktojë nëse unë jam marrë me fushatë gjatë orarit zyrtar të punës. Institucioni duhet të sjellë foto bashkë me orarin përkatës në të cilin ato janë shkrepur. Kjo pasi në bazë të urdhrit të kryeministrit, punonjësit e administratës publike mund të merrren me fushatë pas orarit zyrtar të punës”, u shpreh Marisa Kaçori për GSH.al.
a.ç