“Champions League” është një ‘minierë ari’ për ekipet që marrin pjesë, por për Juventusin vitet e fundit ka qenë më shumë se aq duke u shndërruar në një makineri parash.
Ndryshim do ketë në vlerë në rast të kundërt, por edhe nëse Juventus nuk arrin të bëjë të vetin trofeun e tretë me “veshë të mëdhenj”, atëherë do përfitojë vetëm 4.5 mln euro më pak, domethënë 128.7 milionë euro. Ajo që të bën përshtypje është se në 3 sezonet e fundit në Ligën e Kampionve, Juventus ka mundur të përfitojë nga UEFA 280 milionë euro.
Ndërkaq, futbolli europian po përgatitet edhe për të ardhmen që duket se do të jetë e ndritur për klubet. Duke nisur nga sezoni 2018/2019, UEFA pretendon të sigurojë 3 miliardë euro të ardhura, ndërkohë që për këtë sezon dhe atë që vjen kjo shifër është vetëm 1.3 miliardë euro, Kjo do të thotë se skuadra që do të mund të triumfojë në Ligën e Kampioneve të vitit 2019 shifra totale e të ardhurave që do të mund të përfitojë do të arrijë deri në 230 milionë euro.
Duhet theksuar se 35 herë kampionët e “Seria A”, Juventusi, ka përfituar edhe nga mungesa e skuadrave të tjera italiane të cilat vitet e fundit nuk kanë arritur të kapin as çerekfinalet.
a.ç