Vijon furtuna e shkarkimeve në administratën publike. Marisa Kaçori, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, u shkarkua nga detyra pasi u angazhua në fushatën zgjedhore.
Kaçori ishte aktive në fushatën e Partisë Socialiste. Largimi i saj u firmos nga ministrja e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha.
Më herët gjatë ditës së sotme u shkarkua edhe drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim./a.m.