Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur dje në mesditë.
Një grua 52 vjeçare është gjetur e varur në litar në oborrin e banesës së saj private në Milot. Gruaja me inicialet Gj.V vuante nga depresioni për të cilin edhe mjekohej.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime nga policia lokale njoftojnë se nga hetimet, rezulton se gruaja është vetëvarur.
Materialet hetimore për rastin i janë referuar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit gjyqësorë Kurbin.
a.ç