Prokuroria ka nisur hetimet për oficerin e Policisë Gjyqësore filmoi ministrin teknik të PD-së. Dritan Demiraj në lidhje me prozhektorët që do të sekuestroheshin të mitingut të PD-së.
Në filmin që u transmetua në media, Demiraj u përplas me oficerin, duke i kërkuar të marrë vetëm 1 prozhektor.
Tashmë, dyshohet se ministri është filmuar nga oficeri së bashku me një efektiv të shqiponjave.
Prokuroria ka nisur hetim per oficerin qe filmoi ministrin teknik, por nuk ka asnje hetim per ministrin i cili akuzohet per nderhyrje ne hetim dhe prishje te provave.
Megjithatë, me ose pa dijeninë e tij, me këtë kërkesë Ministri Demiraj ka kryer një vepër penale, të parashikuar nga neni 301, i cili parashikon dënim deri në tre vjet burg për “veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
a.ç