Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi një takim me banorë të Njësisë nr.4 në Tiranë, ku të pranishëm ishin deputetja Mesila Doda dhe kandidatët e PDIU-së në qarkun e Tiranës, Marin Rami dhe Alfred Deshati.
Doda theksoi se në programin e PDIU-së, është edhe rikthimi në skemën e ndihmës ekonomike i personave që janë përjashtuar deri më tani.
“Të gjithë ata që janë përjashtuar padrejtësisht nga skema sociale. Do të duhet të kenë mbështetje dinjitoze sociale. Nuk e di pse reformat në këtë vend vijnë për ti hequr lekë njerëzve”, tha deputetja Mesila Doda. Ajo theksoi se përkundër parashikimeve PDIU do të ketë grupin e vet parlamentar./a.m.