Ministria e Financave, e kryesuar nga opozita ka nisur një inspektim të gjerë në doganat dhe tatimet e vendit për të futur në vëzhguar administratën e tyre, nëse janë përfshirë në fushatë elektorale apo jo.
Ministrja Helga Vukaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Lezhë. Vukaj i ka ofruar mbështjetje punonjësve duke deklaruar se ata që ndjehen nën presion apo keqpërdoren për fushatë elektorale gjatë orarit të punës, të denoncojnë rastet.
Ministrja teknike e PD ka bërë dhe një paralajmërim për inspektorët tatimorë, duke thënë se ata nuk duhet të bëhen pjesë e fushatës në asnjë lloj rrethane, pasi do të procedohen penalisht sipas ligjit.
“Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë. /b.d