Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i PD-së deklaroi se në republikën e re deputetët do të zgjidhen nga qytetarët, jo nga kryetarët e partive. Basha paralajmëroi ndryshime kushtetuese, ndërsa theksoi se deputetët që nuk mbajnë premtimet mund të shkarkohen edhe në mes të mandatit.
“Fijet e pushtetit t’i kenë në dorë qytetarët”, tha Basha, duke premtuar ndryshime kushtetuese për shkarkimin e deputetit nga populli, brenda mandatit të tij.
“Në zgjedhjet e ardhme deputetët do të zgjidhen nga qytetarët dhe jo kryetarët. Deputetët që nuk mbajnë premtimet mund të shkarkohen në mes të mandatit. Këto do të sjellim në republikën e re. E njëjta skemë do përdoren edhe për kryeministrin. Do e bëjmë këtë me kushtetutë në republikën e re. Kur nuk paguani ua presin dritat, ndërsa kur kryeministri shkel premtimet duhet të presim të mbarojë mandatin”, tha Basha./javanews.al/a.ç