Partitë e vogla pretendojnë se kanë më shumë vota se nxori sondazhi i parë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Mimoza Hafizi, Gjergj Bojaxhi, dhe Mesila Doda për TemA TV, kanë shprehur me bindje se kanë më shumë votues.
Sipas tyre ky është sondazhi i parë dhe bëhet për të rritur artificialisht disa parti.
“Ne jemi të bindur dhe konfident se Partia SFIDA do të ketë rezultate shumë të mira. Mendojm se ka shumë qytetar që janë të pakënaqur nga politikanët. Ne u kemi dhenë shansin këtyre, por na kanë zhgënjyer”, tha Bojaxhi.
“Jam e bindur se jemi shumë më tepër se kaq. Ndonse jemi një parti e re jam e bindur, se mesazhi se si një parti që do të sjelli moralin në politik ka kaluar. Ndaj edhe Tirana ishte më në avantazh pasi qytetarët e kanë kapur mesazhin nga LIBRA”, tha Mimoza Hafizi për TemA TV./a.m.