Një 29 vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Korçës pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale ndërtimi që përdoren për gazsjellësin TAP.
Policia ka njoftuar se i arrestuari është Donaldi Kulla, 29 vjeç, banues në fshatin Zëmblak – Maliq.
Ngjarja
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2017 shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë në fshatin Cangonj, në tentativë për të vjedhur materiale ndërtimi në një firmë private, të cilat shërbenin për ndërtimet e gazsjellësit (TAP).
Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Vjedhja, ngelur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 134/2 e 22 dhe 279 të Kodit Penal. /a.m.