Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar të gjithë qytetarët shqiptarë se çfarë duhet të kenë parasyshë para se të udhëtojnë drejtë SHBA.
“Ju uroj një të enjte të këndshme! Uroj të jeni duke bërë plane të mrekullueshme për pushimet verore! Një kujtesë përpara se të udhëtoni: respektoni kushtet e vizës tuaj amerikane. Të punosh me një vizë turistike, apo të qëndrosh më tepër nga sa jeni autorizuar konsiderohet keqpërdorim i vizës, siç është edhe qëndrimi përtej afatit të autorizuar në Programin Veror të Punësimit. Keqpërdorimi i vizës ka pasoja të rënda – ju mund të mos keni më të drejtë që të udhëtoni përsëri në SHBA. Ju uroj udhëtime verore të mbara dhe të gëzueshme!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /a.ç