Në kuadër të fushatës zgjedhore, në Babicë u zhvillua takimi elektoral për prezantimin e kandidatit Fate Velaj ku mori pjesë dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Ky i fundit lajmëroi zgjidhjen përfundimtare të problemit të trajtimit të plehrave.
“Problemi i plehrave në të gjithë territorin e zonave dhe rrethinave të Bashkisë së Vlorës mori fund përfundimisht dhe është i siguruar e garantuar me fondet e Bashkisë së Vlorës. Do të jetë një punë model të cilin jua premtoj sot këtu para të gjithëve”, u shpreh Leli.
Kandidati Fate Velaj tha se vota e 25 Qershorit do të jetë një mbështetje për vazhdimësinë dhe rrugën e nisur që në Qershorin e katër viteve më parë.
“Ka ardhur dita për të ardhmen tuaj, për të ardhmen për të cilën jemi mbledhur të gjithë bashkë. Për këtë të ardhme që filloi në 23 Qershor të 2013 me Edi Ramën”, theksoi Velaj.
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri tha se socialistët duhet të dalin me 8 mandate nga votimet e 25 Qershorit.
“Për gjithë këto investime të mëdha, për 300 milion euro që po hidhen në Vlorë. Asnjë qeveri tjetër se ka parë Vlorën me këtë sy. Ne duam të shkojmë ballëlartë, të shkojmë me mandate të plota, të shkojmë në Vlorë me 8 mandate që edhe Faten ta kemi deputet. Ta keni deputetin tuaj, një djalë të mrekullueshëm dhe ne e kemi këtë mundësi sepse garojmë të vetëm”, insistoi Gjiknuri.
ma.me