Ekstradohet nga Interpol Tirana një person për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Më datë 03.09.2014 Agim Avdulli, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që të trafikojë drejt shtetit Grek një sasi rreth 51 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punonjësit e policisë kanë ndaluar në Pogradec automjetet ku po transportohej lënda narkotike dhe kanë arrestuar shtetasit K.B, O.Z dhe A.B, ndërsa shtetasi Agim Avduli ka mundut ti shpëtojë ndjekjes së policisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./a.ç