Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se falë punës së bërë LSI-ja ka rritje disa herë referuar gjithë rezultateve të mëparshme. Ai thotë se LSI-ja do të jetë forcë e parë. Sipas Luan Ramës, partitë që sot po vuajnë përçarjen, me pakënaqësi në listat e kandidatëve në deputetë janë në panik nga LSI që aspiron të dalë forca e parë politike pas 25 Qershorit.
“Të tjerët janë në panik, të çoroditur, të përçarë e demoralizuar për shkak të listave skandaloze që kanë. Ata shohin rritjen e LSI dhe nuk menaxhojnë dot panikun e tyre. Unë i ngushëlloj me vargjet e Migjenit.Rritja e LSI frikëson kundërshtarët. LSI forcë e parë do të thotë drejtim i ri i qeverisë që ul taksat dhe krijon vende pune të mirëpaguara. LSI është në garë për vendin e parë. Jemi të bindur se dalim të parët, është zgjidhja më e mirë për qytetarët. Fokusi ynë, LSI forcë e parë. Drejtim i ri qeverie duke ulur taksat dhe rritur vendet e punës.”- tha ai.
Sipas Luan Ramës, LSI del forcë e parë në Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në Tiranë dhe Durrës lufton me PS-në për vendin e parë
“Do dilja edhe i 10 në Tiranë. LSI në Tiranë e barabartë në garë me PS-në. Luftojmë për vendin e parë në Tiranë, Durrës, Fier. Jemi absolutisht të parët ne Berat dhe Gjirokastër“, tha Luan Rama.
a.ç