Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga jeta politike dhe nga posti i kryetarit të AK-së, kjo forcë politike ka vendosur në krye një grua. Bëhet fjalë për Lumturi Ratkocerin, e cila do të drejtojë e autorizuar Aleancën Kuqezi deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të votohet edhe kryetari i ri i partisë. Por veç kësaj, Kreshnik Spahiu ka treguar një surprizë të fundit që i kanë dedikuar aktivistët e AK.
“Surpriza e fundit nga stafi kuqezi. I will be whenever and wherever you are (do të jem me ju kudo dhe kurdoherë)!”- shkruan Spahiu.
Ekipi i ri i Aleancës Kuqezi përbëhet nga :
1. Kryetare e Komanduar – Lumturi Ratkoceri
2. Zv.Kryetar – Shkelzen Neza
3. Zv. Kryetar – Edmir Dymleku
4. Zv. Kryetar – Arben Zhuka
5. Zv. Kryetar – Adriatik Leka
6. Sekretar i Pergjithshem – Redi Ramaj
7. Sekretar organizativ – Zaçe Islami
8. Zv. Kryetar i Tiranes – Lorenc Kryekurti
9. Zv. Kryetar i Tiranes – Nderim Billa
10. Zv. Kryetar i Tiranes – Zef Preshqefa
11. Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Enea Hoxha
12. Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Ardit Sina
13 – Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Eraldo Sefa
14 – Kryetar e Rinise per Tiranen – Fiorentina Spahiu
15. Kryetare e Grave Kuqezi – Lumturi Kala
16. Kryetare e Grave per Tiranen – Arzi Hysa
17. Shefe e Burimeve Njerezore – Zoica Pacuka
ma.me