Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, sqaroi pak minuta me pare se jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë godinës së institucionit, cdo punonjës i administratës mund të marrë pjesë në fushatë nëse ka dëshirë.
“Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve materiale të ndryshme pronë e administratës publike si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të çdo niveli. Përcaktohet qartë ndalimi i fushatës zgjedhore në institucione publike. Ndalimi i përdorimit të detyruar të administraëts së institucionit për veprimtari të fushatës zgjedhore brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor”- tha ajo.
Deklarata e Koçiut erdhi, pasi punonjësit e gjashtë ministrive më të rëndësishme, të cilat drejtohen përkohësisht nga ministrat ‘teknikë’, të propozuar nga Partia Demokratike, po kalojnë ditë të mbushura me kërcënime, me kufizim të lirisë së lëvizjes, me mbikëqyrje të vazhdueshme.
Nën kërcënimin me pezullim nga detyra dhe me kallëzim penal, zyrat e administratës të sektorëve të drejtuar nga ministrat ‘teknikë’, kanë marrë trajtën e qelive të burgut. Situata më e rëndë është në Ministrinë e Financave, në të cilën ka nisur edhe një konflikt midis ministres dhe zëvendësministres. Pas urdhrit të ministres së Financave Helga Vukaj, për ndërprerjen e pushimeve vjetore për të gjithë punonjësit, deri në datën 30 Qershor, që të shmangej dalja e tyre në fushatë, administrata po përballet me kufizime të tjera. /ma.me
Me mitig po.
Ne fushate drejtoret i dikestereve?
Ma sa dime ata nuk jane staf politik.
Ministrat e aneteret e kabineteve po por besoj qe keta te tjeret nuk duhet te bejne fushate.