Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Pukës për të vijuar fushatën elektorale të PS-së e teksa është takuar me një grup qytetarësh ka dhënë një deklaratë të papritur. E papritur sepse në fushatë elektorale, tendenca e politikanëve shqiptarë është të sulmojnë ashpër kundërshtarët e tyre politik, dhe jo t’i lëvdojnë ata. Por kësaj here Rama ka folur paksa më ndryshe për Lulzim Bashën, duke thënë se pasi e ka njohur beson se ai nuk është një “çun i keq”. Por më pas, lëvdatës, Rama i shton ironinë e tij të zakonshme në takimet elektorale.
“Unë nuk jam magjistar, ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë magji… dhe kur flet Luli dhe tashi që e njoh, dhe nuk është çun i keq… po kur thotë do jetë kryeministri juaj, më kujtohet Sahati i Tironës… ja sa e ke orën ti? 12 pa pesë? Ja imagjinoje sikur ta kishte orën kaq përherë e të mos shifje për 4 vjet dorën!
Luli më besoni, zgjohet vetëm kur ka kamera përpara… u fikën kamerat, duhet me e tund se përndryshe e zë gjumi! Na ngatërroi Saliu se do të ishim takuar më para me Lulin nuk do kishte qenë problem”-tha Rama.
ma.me