Deputetja kritike e PD-së, Majlinda Bregu ka një mesazh të fortë lidhur me komunikimin, politikën dhe njerëzit e saj.
Në Forumin e Parë të Komunikimit, deputetja e PD-së leshon mesazh me sfond politik,kur thote ‘Të komunikojmë me njëri tjetrin,atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrëveshje, që mund t’na hyjë në mes’
Postimi i Bregut
Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi.
Të komunikojmë me njëri tjetrin,atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrëveshje, që mund t’na hyjë në mes.
Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhenë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.
Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.
Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesaduket shumë se kanë kuptuar ende.
Në Forumin e Parë të Komunikimit, organizuar nga “A Woman in Power”, ku Edi Oga intervistonte 100 herë më mirë se Enkel Demi.
a.ç