DURRES/Policia ka vendosur në pranga 4 persona të akuzuar për prostitucion në një lokal në Sukth.
Pas një hetimi 2 mujor është finalizuar operacioni i koduar “Bujtina”, ku janë vendosur në pranga dy tutorë, një klient dhe një 34-vjeçare e dënuar më parë për prostitucion.
Të arrestuarit janë P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, tutor, i dënuar më parë për shitje droge, S. G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, tutore.
B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për prostitucion dhe P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat, klient.
Dy pronarët e lokalit P. B. dhe S.G. punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.
“Shtetësia B. S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve P.B. dhe S.G. parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;
•“Prostitucion” në ngarkim të shtetasve B. S. dhe P. L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal” deklaron policia.
a.ç