Krerët kryesorë të shtetit shqiptar do të thiren si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë, për procesin gjyqësor kundër të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.
Në listën prej 53 dëshmitarë, është dhe kreu i ri i shtetit Presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta dhe kryeministri aktual Edi Rama. Sipas prokurorisë këta persona do thiren për të dëshmuar lidhur me bisedat që kanë bërë me të pandehurin Tom Doshi dhe Mark Frroku, për një plan vrasje të urdhëruar nga Ilir Meta, kundër deputetit Doshi. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë listën e dëshmitarëve të prokurori së përgjithshme, ku mes tyre është dhe Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputeti Spartak Braho.
Si dëshmitar është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa drejtues të lartë policie si Artan Didi,Ardian Çipa dhe Perlat Cullhaj.I vetmi që nuk do të dëshmojë në këtë proces penal është kryeprokurori Adriatik Llalla,i cili është kërkuan nga mbrojtësit e Tom Doshit, por Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën. Mes dëshmitarëve do jetë dhe kunati i Sali Berishës, shtetasi Agim Rama dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Gjithashtu në listën e gjatë të dëshmitarëve të prokurorisë është dhe Fation Skënderi dhe pronari i lokalit “Viva” në ish-bllok Ylli Xhaxhollari.
Dreka në Durrës pas lirimit të makinës
Megjithëse i pandehuri Durim Bami gjatë fazës se hetimit ka pretenduar se me deputetin Tom Doshi nuk njihej më parë, prokuroria ka sjellë një detaj interesant, pasi sipas një videofilmimi, tre të pandehurit Doshi-Frroku dhe Bami kanë pasur njohje me parë dhe qëndronin gjatë nën shoqërinë e tyre.
Sipas prokurorisë të tre këta të pandehur kanë thurur një plan vrasjeje, me qëllimin e vetëm inicimin e një procesi hetimor kundër shtetasit Ilir Meta,që në atë periudhë drejtonte Kuvendin. Prokuroria tha se disponon një video ku të tre të pandehurit kanë qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Durrës ku kanë drekuar në një prej restoranteve.
Ndërkohë kjo drekë është ngrënë pikërisht kur Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë ndërhyrë tek drejtori i policisë Durrës, Perlat Cullhaj, për lirimin nga ambjentet e policisë Durrës të një automjeti tip “Audi” i blinduar, i bllokuar nga policia për shkak të xhamave të zinj. “Audi” ishte në përdorim të Durim Bamit, por pas ndërhyrjes së dy deputetëve ai është liruar. Pas kësaj ata janë larguar drejt restorantit.
Akuza për “Kallëzim të rremë”
Doshi,Frroku dhe Bami do të përballen me drejtësinë për veprën e “kallëzimit të rremë”, pasi sipas Prokurorisë, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2014 bashkëpunuan duke krijuar prova të rreme, në mënyrë që të niste ndjekja penale kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Prokuroria tha se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për të eliminuar deputetin Tom Doshi, ashtu sikurse deputeti pohoi asokohe para autoriteteve.
Prokurori Xholi i ka treguar gjykatës se në muajin Gusht 2014 ish-deputeti Mark Frroku, që tashmë ndodhet në burg, ka telefonuar deputetin Tom Doshin, duke i pohuar se kishte diçka urgjente për t’i thënë. Doshi ndodhej në Budva me familjen e tij dhe pasi është kthyer ka mësuar prej Frrokut gjatë një kafe në “Sheraton”, se kishte zbuluar një person që ishte vrasës me pagesë dhe që kërkonte të eliminonte Tom Doshin. Vrasja sipas Frrokut,ishte porositur nga Ilir Meta, dhe se negociator për kryerjen e këtij krimi ka qënë Fatjon Skënderi, ose siç njihet ndryshe si “Toni i Kombinatit”.
Doshi ka marrë takim me vrasësin me pagesë Durim Bami, i cili ka rezultuar se më parë ka qënë shofer i Mark Frrokut. Biseda mes Doshit dhe Bamit, është rregjistruar me zë dhe figurë, ku Bami tregon se ishte paguar nga Fatjon Skënderi me një shumë prej 500 mijë euro për ta vrarë, ndërkohë 100 mijë euro i kanë dhënë për deputetit e PD, Mhill Fufi. Në dëshmi, Bami i tregon Doshit se prapa këtij skenari fshihet Ilir Meta. shqiptarja.com
Lita me 53 dëshmitarët e prokurorisë
Edi Rama Kryeministër
Ilir Meta President
Monika Kryemadhi deputete e LSI
Saimir Tahiri ish-ministër i Brendshëm
Sali Berisha deputet i PD ish-kryeministër
Edi Paloka Kryetar Grupi Parlamentar PD
Spartak Braho deputet i PS
Petrit Vasili deputet LSI, Kryetar LSI
Mhill Fufi deputet i PD
Artan Didi ish-drejtori i Policise se Shtetit
Ardian Çipa ish-drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit
Arben Dashi drejtues në Policinë e Shtetit
Perlat Cullhaj ish-drejtor policie në Durrës
Ermir Shehaj oficer policie në Durrës
Ylli Ndroqi Pronar i “Tv Ora Neës”
Iljaz Hasabelli
Eugen Beci prokuror tek Krimet e Rënda
Agron Kuliçaj ish-drejtues policie
Dritan Prifti ish-deputet
Tolin Fufi
Bujar Hasaj
Fation Skënderi personi urdhërues për vrasjen
Rezart Skënderi kushëri i Fation Skëndërit
Ylli Xhaxhollari pronari i lokalit “Viva”
Agim Ramaj Kunati i Sali Berishës
Klodjan Mema
Alban Peza
Valter Bami vllai i Durim Bamit
Fatmir Bami
Benarda Bami
Adriatik Haxhiaj
Besnik Toma
Ymer Lala biznesmen
Emri Kukeli
Ylli Arapi
Alfons Shpati
Angjelin Ograja
Dallëndyshe Mulaj
Dorian Xhelaj
Flori Hoda
Agim Prebibaj
Rasim Shira
Saimir Josifi
Shpëtim Hyseni
Gëzim Greca
Luan Meta
Artan Miraka
Enver Shima
Bujar Pashaj
Ndoc Lasku
Preng Trokthi
Refat Ukaj efektiv policie Tiranë
Viktor Muçaj efektiv policie Tiranë