Tre persona u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën gjatë pazarit për 32 kg tritol. Policia njofton se ka finalizuar operacionin “Stacioni fundit”, duke sekuestruar 32 kilogramë tritol dhe arrestuar shtetasit, Kel Ndreca, 52 vjeç, banues në Tiranë Gjon Ndreca, 27 vjeç, banues në Tiranë Ndue Kola, 38 vjeç, banues në Fan -Mirditë.
Gabimi
Në segmentin rrugorë Fushë Krujë – Kamëz, shërbimet e policisë kanë konstatuar një shtetas (Ndue Kola) i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip “Mercedes Benz”. Ne makine ishin dy shtetas (drejtues mjeti shtetasi Kel Ndreca dhe pasagjer Gjon Ndreca) të cilët pasi kanë biseduar me shtetasin Ndue Kola i cili po qëndronte në anë të rrugës.
Ata kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre sëbashku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal aty pranë.
Arrestimi
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e tre shtetasëve në flagrancë. Këtyre shtetasëve ju gjetën 32 kilogramë lëndë e dyshuar plasëse e llojit Tritol.
Lënda plasëse u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.