Sondazhi i IPR Marketing ka nxjerre ne pah nje fakt mjaft interesant i cili ne dukje shihet si nje detaj i thjeshte, por ne thelb shpreh shume me shume se aq. Gati 60% e te anketuarve kane deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit i fiton PS dhe vetem 8% mendojne se ato i fiton PD. Pyetjes se pavaresisht preferencave partiake kush mund ti fitoje zgjedhjet, te anketuarit i jane pergjigjur se 55.9% i fiton PS dhe vetem 8.2% i fiton PD.
Zgjedhjet ne rang kombetar
Nese zgjedhjet ne rang kombetar do te zhvilloheshin diten e sotme ato do te fitoheshin nga PS me nje diference prej 7% me ndjekesen me te afert qe eshte PD. Ky eshte edhe rezultati i dale nga sondazhi i IPR Marketing. Sipas ketij sondazhi PS do te merrte 43%, PD36%, LSI 12%, LIBRA 2.3%.
Tirana
Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Sondazhi i IPR Marketing per zgjedhjet ne Tirane nxjerr fitues PS me 41%, me pas vine PD33%, LSI 14%, LIBRA 6%, SFIDA 1.5%.
Sondazhi
Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%. Antonio Noto, Guru-ja i sondazheve të sakta dhe të besueshme, në një lidhje me skype nga Italia tha për Tonight Ilva Tare tha se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.
Noto: Fushata elektorale sapo ka filluar, të dhënat që japim sot nuk do të jenë të dhënat e 25 qershorit, por e fillimit të fushatës elektorale.Është një fotografi e sotme, e datës 31 maj. Janë dy sondazhe, njëri në nivel kombëtar. Janë 2002 persona të pyetur që u përkasin moshave dhe gjinisë së ndryshme, por edhe shtresave të ndryshme sociale. 52% e të pyeturve janë femra. Sondazhi i dytë është vetëm për Tiranën. Janë pyetur 1000 persona. Sondazhet janë kryer në datat 29 dhe 30 maj 2017.
Pyetjet që u janë drejtuar të anketuarve:
Për pyetjen “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”, Antonio Notto shpjegon:Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por për përfaqësinë politike.
PYETJA – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje ?
Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%.
Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë.
Pyetje- “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”
Mirë i janë përgjigjur: 45.8 % nga këta PS janë 66.7% PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %
Keq: 45.54% nga këta PS janë 26. 3 PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %
Antonio Notto shpjegon: Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por për përfaqësinë politike.