Trofeu i “Champions League” mungon në Torino që nga viti i largët 1996 dhe Juventusi do tentojë më 3 qershor në “Millenium Stadium” të Cardiff-it për t’a bërë të vetën. Një trofe me këtë prestigj nuk kërkon shumë motivim për lojtarët, por ndryshe mendon klubi i Juventusit.
Siç raporton “Gazzeta dello Sport”, “zonja e vjetër” ka vendosur 350 mijë euro shpërblim për çdo lojtar në rast se fitohet trofeu kundër Real Madrid, 50 mijë më shumë se në finalen e Berlinit dy vite më parë.
Por edhe nëse humbasin, lojtarët bardhezinj do të kenë përfitime ekonomike. Arritja në fazën finale të këtij kompeticioni u siguron atyre plot 270 mijë euro secili.
Në total, shifra e shpërblimit e akorduar në rast fitoreje të Championsit, për Juventusin është 9.1 milionë euro. Sigurisht kjo vlerë monetare është e garantuar nga UEFA dhe sponsorët, e Agnelli nuk vendosi për t’i kursyer, por për të motivuar futbollistët.
a.ç