Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të FA, Xhemal Gjunkshi, i cili renditet i dyti ne listen e Partise Demokratike ne Diber, si kandidat per deptet, është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës. Objekti i padisë, për kthim shume. Panorama thotë se bëhet fjalë për një shumë prej 6600 euro, e cila është shpenzuar për bileta avioni nga bashkëshortja e Gjunkshit, por i përkisnin buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas padisë se paraqitur në gjykatë, kjo shumë e madhe, është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e shefit të përgjithshëm të shtabit të FA, për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.
ma.me