Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj prezantuan kandidatët për deputetë në Petrelë, Xhemal Qefalia dhe Azbi Arapi.
Tahiri tha gjatë takimit me banorët e zonës se makinë me dy timonë nuk mund të ketë, e për këtë duhet që në datën 25 qershor të gjithë shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë që duam. Ai akuzoi sërisht opozitën, e cila ngriti çadrën për mbrojtur veten dhe gjyqtarët e korruptuar nga përballja me drejtësinë.
‘’Ne ia dolëm që të kemi mundësinë, të ketë mekanizma të atillë në sistemin e drejtësisë që më në fund të ketë drejtësi. Dhe në qoftë se kemi vuajtur 25 vjet për drejtësinë që nuk kemi patur, të paktën fëmijët tanë do kenë mundësinë të kenë drejtësinë siç duhet. Siç ia dolëm për reformën në drejtësi, ishte më e vështira, jo sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ishin të paprekshëm, por sepse partia që ishte deri dje në pushtet i mbronte, ngriti çadrën atje vetëm për të mbrojtur veten, për të mbrojtur dhe gjyqtarët e korruptuar dhe për të mbrojtur mundësinë që të kishin pushtet, aty ku nuk duhet të kishin. Aty ku duhet të ketë qytetari pushtet dhe kjo është drejtësia’’, theksoi Tahiri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se përballë alternativës së Partisë Socialiste qëndron një parti e cila jo vetëm nuk ofron asnjë program zhvillimi, por me shumë vështirësi plotësoi listat me kandidatë për zgjedhje.
‘Ne themi ta bëjmë Gërdecin si Tirana, këta kanë sjellë Fatmir Mediun në Tiranë ta bëjë Tiranën si Gërdeci’, ironizoi cilësinë e listave të kandidatëve të opozitës, Erion Veliaj.
‘’Cila është oferta e skuadrës sonë kundra? Kush është ekipi përballë? Së pari ende s’e dimë, ende s’kanë mbaruar me listat. Ne s’e dimë ende kë kemi kundërshtarë këtu në Petrelë. S’e dimë kë kemi! Ka dhjetë ditë nuk bënë dot listat. Ka dhjetë ditë vetëm i ikin njerëzit nga listat. Pra një parti që për dhjetë ditë nuk zgjidh dot hallin e vet, si do zgjidhë hallin tonë!? Ai mezi ka mbushur për dhjetë ditë 140 rreshta me emra robsh anëtarë partie, e kuptoni apo jo?!’’, tha Veliaj.
Duke u ndalur te vota e 25 qershorit kreu i PS-së të Tiranës u kërkoi qytetarëve që të mos votojnë ‘partiçkat’ siç quajti ai, por Partinë Socialiste në mënyrë që të shmangin pazarin e radhës.
‘’Ju lutem në këto 25 ditë që kanë mbetur shfrytëzojeni këtë mundësi për të trokitur në çdo derë dhe për të bindur këdo, se nuk ka asnjë mundësi tjetër për ta kthyer datën 25 në një Pazar, që pastaj në 4 vitet e ardhshme ta kthejnë në një pazar akoma më shumë dhe që në fund të ditës do bjerë po ky pazar në kokën tonë, siç ka rënë në 25 vitet e kaluara. Kështu që në datë 25 ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama’’ shtoi ndër të tjera Saimir Tahiri.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj gjatë një takimi me banorët e Petrelës:
Saimir Tahiri: Ne kishim një super angazhim që të bënim reformën në drejtësi dhe t’i tregonim derën nga sistemi i drejtësisë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Ne ia dolëm që të votonim reformën në drejtësi. Ne ia dolëm që më në fund të krijojmë mekanizma të tillë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që i kanë rënë në qafë vazhdimisht këtij populli dhe që vazhdonin t’i binin në qafë të dalin para drejtësisë dhe të mos jenë më aty për t’i rënë çekiçit sipas muskujve, sipas mikut apo sipas parave të më të fortit.
Ne ia dolëm që të kemi mundësinë, të ketë mekanzima të atillë në sistemin e drejtësisë që më në fund të ketë drejtësi. Dhe në qoftë se kemi vuajtur 25 vjet për drejtësinë që nuk kemi patur, të paktën fëmijët tanë do kenë mundësinë të kenë drejtësinë siç duhet. Siç ia dolëm për refromën në drejtësi, ishte më e vështira, jo sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ishin të paprekshëm, por sepse partia që ishte deri dje në pushtet i mbronte, ngriti çadrën atje vetëm për të mbrojtur veten, për të mbrojtur dhe gjyqtarët e korruptuar dhe për të mbrojtur mundësinë që të kishin pushtet aty ku nuk duhet të kishin. Aty ku duhet të ketë qytetari pushtet dhe kjo është drejtësia.
Ju e dini shumë më mirë sesi mund të krijojmë më shumë mundësi për të pasur shtet më të fortë që mund të na bëjë dinjitoz të gjithëve bashkë. Për të pasur institucione më të forta që japin drejtësi. Për të pasur më shumë punësim për të rinjtë. Dhe për të pasur më shumë mirëqenie për çdo familje. Ndaj ju lutem në këto 25 ditë që kanë mbetur shfrytëzojeni këtë mundësi për të trokitur në çdo derë dhe për të bindur këdo se nuk ka asnjë mundësi tjetër për ta kthyer datën 25 në një pazar që pastaj në katër vitet e ardhshme ta kthejnë në një pazar akoma më shumë dhe që në fund të ditës do bjerë po ky pazar në kokën tonë siç ka rënë në 25 vitet e kaluara. Kështu që në datë 25 ka vetëm një alternativë dhe kjo Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama.
Erion Veliaj: Cila është oferta e skuadrës tonë kundra? Kush është ekipi përballë? Së pari ende s’e dimë, ende s’kanë mbaruar me listat. Ne s’e dimë ende kë kemi kundërshtarë këtu në Petrelë. S’e dimë kë kemi! Ka dhjetë ditë nuk bënë dot listat. Ka dhjetë ditë vetëm i ikin njerëzit nga listat. Pra një parti që për dhjetë ditë nuk zgjidh dot hallin e vet, si do zgjidhë hallin tonë!? Ai mezi ka mbushur për dhjetë ditë 140 rreshta me emra robsh anëtarë partie. E kuptoni apo jo?