Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në qytetin e Korçës.
Policia bën me dije se viktima është L.M., 42-vjeçe. Ajo është hedhur nga kati i pestë i banesës duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të Korçës, ku dhe jetonte gruaja me familjen.
Polici dyshon se në momentin kur ka kryer aktin tragjik, ajo ka qenë në gjendje depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shkaktimi i vetëvrasjes”./a.ç