Pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit, në media, mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Vatikan, Visar Zhiti, përplasja mes tyre përfundon në Gjykatën e Tiranës.
Me padinë që mban numrin e aktit 9994, Nishani kërkon nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin me akuzën e shkaktimit të dënimit ndaj figurës së presidentit dhe familjes së tij.
Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo padinë e presidentit të republikës raporton Shqiptarja.
Nishani dhe Zhiti janë përfshirë në akuza të ndërsjella mes tyre pasi presidenti refuzoi të dekretojë Zhitin për postin e Ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan.
Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë nga Nishani ndaj një ish-funksionari të lartë të Partisë Demokratike pasi më parë në Gjykatën e Durrësit ai ka paditur dhe ish zv/kryeministrin demokrat, Bashkim Kopliku./a.m.