Një grua e cila punonte në një hotel në Orikum të Vlorës ka humbur jetën pasi gjatë punës ka rënë nga shkallët e hotelit.
Gruaja me banim në qytetin e Vlorës, ishte 64 vjeç, me inicialet F.S. Sipas policisë ajo punonte si mirëmbajtëse në këtë hotel.
Ndërsa kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të ngjarjes së rëndë që i mori jetën gruas. /b.d