Bashkëshortja e 60 vjeçarit Agim Arapi që u vra pas një konflikti në dyqanin e tij në Durrës i apelon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Vjollca Arapi shkon edhe më tej ku deklaron se prokuroria nuk po i merr në shqyrtim provat filmike të fiksuara nga bizneset përreth.
Vjollca Arapi: Unë dua drejtësi. Ata të tre e kanë vra. Unë hak nuk marr. Haku për mua është drejtësia dhe Zoti, sepse ma kanë vrarë të tre burrin, ma kanë masakruar.
-I keni paraqitur pamjet në prokurori?
Vjollca Arapi: Patjetër! Habitem që nuk i shihni. Unë i shikoj dhe atje nuk shikohen.
Bashkëshortja e të ndierit thotë se pamjet që tregojnë qartë se Jurgen kurti ka qenë një ndër tre agresorët.
Vjollca Arapi:Shihe si shtyhet. Kërkova ndihmë dhe nuk ma dha njeri. Ja Jurgeni që më del mbrapa dhe më tall. Çfarë bëmë?! Ta vramë!-tha.
Vjollca Arapi i apelon organeve të drejtësisë, të marrin vendim të drejtë dhe të arrestohet ai që e konsideron autorin e vërtetë të vrasjes së bashkëshortit.
Burime nga prokuroria e Durrësit thanë për Ora News se po analizohen pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe çështja po hetohet me seriozitet. Për vrasjen e Agim Arapit më 11 prill në Durrës, po gjykohen dy vëllezërit Ekonomi. /ma.me