Zbulohen tre emrat e propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për drejtor Burgjesh dhe të OSHEE-së qe Rama i refuzoi. Mësohet se Basha i ka propozuar dy emra për kreun e Burgjeve kryeministrit Rama. Ata janë Arjan Hoxha dhe Bernard Çaushi, të dy ish-punonjës policie të liruar nga detyra në vitin 2013. Këta dy emra janë refuzuar nga kryeministri Rama. Gjithashtu, Basha ka propozuar edhe Haki Mustafën, ish-kryetar Njësisë Administrative Nr. 11 në Tiranë, për drejtor të OSHEE-së. Por kryeministri Rama ka refuzuar edhe këtë të fundit. panorama
ma.me