Bashan ë asnjë moment nuk ka përmendur një listë emrash kandidatësh që e kanë braktisur garën elektorale e 25 qershorit. Gjatë prezantimit të platformës elektorale, kryedemokrati bëri me dije tri pikat ku mbështet program ekonomik i demokratëve: ulja e taksave, çmimi i energjisë, ulja e çmimit të karburantit.
“Prioritet i Republikës së re janë rinia dhe fëmijët. Fëmijët shqiptarë do kenë drekën të garantuar dhe do kenë mundësinë të ndjekin aktivitete passhkollore. Studentët shqiptarë do kenë mundësi të studiojnë në universitete me tarifa të ulëta dhe të sapodiplomuarit do kenë mundësinë e një viti stazh. Paratë e vjedhura do u kthehen të rinjve, fëmijëve, pensioniatëve.
Ekipi im është ekipi më përfaqësues. Është ekipi që shënon personalitete të spikatura, profesorë dhe akademikë. Njerëz të përkushtuar të punës dhe të shërbimit publik, që vijnë nga familje të lidhura me historinë, siç është kreu i listës së Dibrës, deputetja e ardhshme e Matit, Dhurata Çupi, siç janë gjeneralë, përfaqësuesja e denjë e rinisë së Matit, Denisa Vata,” tha ndër të tjera Basha.
ma.me